Skip to content

Këshilltari i Trump bën deklaratën e papritur: Ne jemi demokracia më e madhe në botë, do të këtë rrotacion paqësor të pushtetit

donald trump

Larry Kudlow, një nga këshilltarët kryesorë të Donald Trump, mendon se do të ketë rrotacion paqësor të pushtetit, nëse Trump i humbë zgjedhjet dhe fiton Joe Biden.

Komentet e tij vinë pasi Joe Biden ka marrë kryesimin në Pennsylvania, duke e vënë atë në rrugë të sigurt drejt presidencës.

Por, është Donald Trump, i cili po vazhdon të thotë se zgjedhjet janë të vjedhura dhe se nuk e ka ndërmend t’i pranojë.

“Mendoj se do të ketë rrotacion paqësor të pushtetit”, ka thënë Kudloë në një paraqitje të tij në televizionin CNBC.

“Amerika është një vend i mrekullueshëm, është demokracia më e madhe në botë dhe ne iu bindemi rregullave dhe ligjit dhe ashtu do të bëjë edhe presidenti”, ka deklaruar ai.

“Vendet tjera duhet ta dinë se Amerika është demokracia më e mirë në botë dhe ne u bindemi rregullave”.

/faxweb