Skip to content

Këshilltari i Trump-it: Zhvendosja e ambasadës, pranim i realitetit

Këshilltari i presidentit të SHBA-së për siguri nacionale, John Bolton, deklaroi sot se zhvendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem paraqet “njohjen e realitetit”.

Përveç kësaj, ai theksoi se ky vendim do të “lehtësonte” arritjen e marrëveshjes së paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve, transmeton KosovaPress.

“Nëse nuk jeni gati të pranoni se Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe se duhet të ketë një ambasadë në SHBA, atëherë jeni në një gjatësi vale krejtësisht të ndryshme,” tha Bolton për televizionin amerikan ABC.

Ai shtoi se “njohja e realitetit gjithmonë rrit shanset e paqes”