Një deklaratë skandaloze është bërë nga këshilltari për koronavirusin i Presidentit në detyrë në SHBA, Donald Trump.

Dr. Scott Atlas, një neuroradiolog pa përvojë në shëndetin publik, u ka sugjeruar qytetarëve se duhet të ftojnë të afërmit e tyre të moshuar për festën e Falënderimeve, pasi mund të jetë e fundit.

Këshillat e tij të ashpra bien ndesh me atë të shumicës së ekspertëve të shëndetit publik të cilët kanë këshilluar familjet të mos mblidhen nga frika e përhapjes së Covid.

“Ky lloj izolimi është gjithashtu një tragjedi për të moshuarit, të cilëve tani u thuhet “mos e shihni familjen tuaj për festën e  Falënderimeve. Për shumë njerëz, kjo është festa e Falënderimeve e tyre e fundit, besoni apo jo. Ne duhet të kemi një politikë … e cila është një politikë e një personi të tërë. Nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e rasteve të Covid”, tha ai.

Këshillat janë në kundërshtim me ato të lëshuara nga Anthony Fauci, këshilltari kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë që nga viti 1984, i cili tha se njerëzit duhet të shmangin tubimet e mëdha këtë vit – veçanërisht ato që përfshijnë të moshuarit.

“Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me tubimet shoqërore, veçanërisht kur anëtarët e familjes mund të jenë në rrezik për shkak të moshës së tyre,” tha ai muajin e kaluar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re