Këshilltarja për ekonominë e Sali Berishës, Zana Guxholli, e ftuar në një emision për të folur për librin e Lulzim Bashës, e ka sfiduar këtë të fundit në mënyrë indirekte.

Ajo tha se çdokush mund të shkruajë libër.

Madje, u shpreh se nëse ulet të shkruajë edhe ajo një libër, do të na çudiste.

“Unë them se mund të të çudis po të ulem të shkruaj një libër. E ndiej që e kam brenda.

Nuk më ke parë të shkruaj, përveçse profesionale, por unë po të them se mund të shkruaj edhe libër artistik”, tha Guxholli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re