Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan Al Saud dënoi “shkeljen flagrante” të të drejtave palestineze nga ana Izraelit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë urgjentisht për të ndaluar operacionet ushtarake.

Al Saud e tha këtë në fillim të një takimi emergjent virtual të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), e cila ka 57 shtete anëtare. Ndërkohë, përplasjet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës kanë vazhduar për shtatë ditë.

Ministri i Jashtëm saudit dënoi, siç tha ai, “shkeljen e shenjtërisë së vendeve të shenjta islame” dhe dëbimin “e detyruar” të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë përgjegjësinë dhe të garantojë një fund të një “përshkallëzimi të tillë të rrezikshëm” të konfliktit dhe të ndërmarrë hapa urgjentë për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake dhe për të ringjallur bisedimet e paqes bazuar në një marrëveshje të arritur më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re