Seanca plenare nisi sot me debate në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita kërkon që në seancë të marrë pjesë ministrja e energjisë, Belinda Balluku, pasi sot në kuvend po shqyrtohet projektligji për eficencën energjetike të ndërtesave.

Demokratët kërkojnë me ngulm prezencën e Ballukut në kuvend, pasi sipas tyre ajo duhet të japë llogari.

Në replikën e tij ministri Taulant Balla ironizoi kërkesat e opozitës.

“Zotrote ke qenë ca kohë në qeveri te drejtuar nga Edi Rama në fakt. Është e kotë që harxhoni energji edhe pse po flasim për një ligj për eficëncën energjetike, se u morët 30 minuta pse u shty seanca nga të enjten të hënën, ksi lloj hallesh paçi gjithmonë..na lini të vijojmë me prezantimin sepse s’kemi energji për të humbur kot”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko