Skip to content

Kështu na mëson Profeti…!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Huseyin Kocak, një imam në fshatin Ahmetce pranë qytetit perëndimor turk Kirklarelit, vendosi të hapë dyert e xhamisë për macet, t’i largojë nga të ftohtit dhe kështu të tregojë se si duhet të jetë qëndrimi i njeriut ndaj kafshëve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kocak, i cili e mori detyrën e imamit në fshat pesë vjet më parë, hasi në kotele pa nënë në oborrin e xhamisë.

Meqenëse temperaturat ishin të ulëta, ai i mori kotelet dhe filloi të kujdesej për to brenda xhamisë.

Me kalimin e kohës, kotelet u bënë pjesë integrale dhe simbol i xhamisë lokale.

Ato janë shpesh me efendiun, kur ai thërret ezanin dhe, ndërsa besimtarët e falin namazin, lëvizin lirshëm nëpër xhami.

Vendasit që vijnë për t’u falur sjellin ushqim për macet, të cilat kalojnë kohën në hapësirën e ngrohtë të xhamisë në këto ditë të ftohta.

Në një intervistë për AA, Efendija Kocak tregon se çdo qenie e gjallë ka të drejtën e jetës.

Duke kujtuar se kushtet e dimrit janë të vështira për kafshët, Koçak shton se i gjithë fshati i ndihmon macet e atyshme që t’i mbijetojnë dimrin në një ambient të ngrohtë.

“Xhemati ynë ka vendosur të pranojë macet në xhami. Ne përpiqemi sa të mundemi t’i mbrojmë kafshët, macet dhe qentë, këtë e kemi mësuar nga të moshuarit tanë, por e dimë edhe nga hadithi i Profetit tonë të dashur. Ato janë edhe qenie të gjalla, si ne”, thotë Koçak.

“Nëse kafsha na tregon dashurinë e saj, ne jemi të detyruar të kthejmë njësoj; nëse është e uritur duhet ta ushqejmë, nëse ka etje duhet t’ia shuajmë, nëse lëndohet duhet ta mjekojmë. Faleminderit shumë xhematit tonë, të cilët bëjnë çmos për të ndihmuar këto gjallesa, Zoti qoftë i kënaqur me veprat e tyre!”, përfundoi Effendi Kocak.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë