Gazetari Klodian Tomorri e quan një punë të mafies ndotjen e qëllimshme që po i bëhet banorëve të Manzës, përmes djegies së qëllimshme të mbetjeve urbane të qytetit të Durrësit. Gazetari shkruan se e gjithë kjo situatë është inskenuar me qëllimin e vetëm që plehrat e Durrësit të merren nga incerenatori i Tiranës, i cili do e zgjeronte biznesin e tij me rreth 150 milionë euro që do ti paguhen nga shteti në të gjithë jetëgjatësinë e tij.

”Sot Durresi prodhon 150 mije tone mbetje ne vit, dhe shifra vjen ne rritje nga viti ne vit. Per cdo ton nga keto, neser do te paguhet 29 euro tek inceneratori. Parate do i paguaje Bashkia e Durresit ose buxheti i shtetit ne llogarine e koncesionarit”, shkruan Tomorri në postimin e tij, ndërsa shton se jo pa qëllim janë sabotuar të gjitha projektet e mëparshme për rehabilitimin e plehrave në Durrës.

Gazetari shkon më tej duke kërkuar që SPAK të hetojë sa më parë për këtë dosje, që është një nga skemat më të mëdhaja të vjedhjes në vendin tonë.

”Dosja e inceneratoreve eshte ne SPAK dhe duhet te hetohet me perparesi. Prokuria duhet te investigoje ligjshmerine e cdo akti dhe vendimi te institucioneve qe kane qene te perfshira ne kete proces. Pertej kesaj, duhet te hetoje te gjithe historikun e transaksioneve dhe levizjes se parave te kryera nga kompanite e perfshira. Kush ka paguar ke dhe kush ka perfituar”, shkruan më tej gazetari.

Postimi i plotë i Tomorrit: Keshtu punon máfia! Helmimi i qellimshem i Manzes per te justifikuar me pas ngritjen e monopolit te plehrave Tirane-Durres eshte nje nga projektet me kriminale qe eshte vene ne jete ne Shqiperi.

Ky eshte nje biznes, ku bashkohen interesat financiare te politikaneve te korruptuar, krimit te organizuar dhe medias. Qellimi final eshte gllaberimi i mbetjeve te Durresit nga inceneratori i Tiranes, qe do te zgjeronte biznesin e koncesionit me 150 milione euro ne te gjithe jetegjatesine e tij.

Kaq jane, plot 150 milione euro. Sepse sot Durresi prodhon 150 mije tone mbetje ne vit, dhe shifra vjen ne rritje nga viti ne vit. Per cdo ton nga keto, neser do te paguhet 29 euro tek inceneratori. Parate do i paguaje Bashkia e Durresit ose buxheti i shtetit ne llogarine e koncesionarit.

Sabotimi i projekteve qe do t’i jepnin zgjidhje problemit te mbetjeve ne Durres, mbyllja me shpejtesi e landfillit te Porto Romanos permes nje tenderi pa gare, depozitimi i mbetjeve ne Manze jashte cdo kushti mjedisor per te krijuar urgjence shendetesore dhe alarmi mediatik jane te gjithe hapa te llogaritur ne funksion te nje qellimi. Sjelljen e mbetjeve te Durresit ne Tirane. Pa gare, pa procedure ligjore. Krijuan emergjencen atje, qe te justifikojne me pas marrjen e plehrave ketu. Kryetaret dhe ish kryetaret e Bashkive ne Durres e dine mire se nga kush u eshte bere presion per te vene ne jete kete skenar.

Keshtu punon máfia. Kjo eshte ndoshta organizata me e rrezikshme kriminale ne Shqiperi, pasi ka ne perberje te saj pushtetare te korruptuar, bandite nga krimi i organizuar dhe njerez, qe i sigurojne promovim mediatik. Te gjithe keta kane interesa ekonomike tek koncesioni i inceneratorit.

Dosja e inceneratoreve eshte ne SPAK dhe duhet te hetohet me perparesi. Prokuria duhet te investigoje ligjshmerine e cdo akti dhe vendimi te institucioneve qe kane qene te perfshira ne kete proces. Pertej kesaj, duhet te hetoje te gjithe historikun e transaksioneve dhe levizjes se parave te kryera nga kompanite e perfshira. Kush ka paguar ke dhe kush ka perfituar.

Te gjeje kush eshte mbrapa dhe te shohe se kush duhet te merret i pandehur. Nje pjese e tyre dihen dhe kane dale zbuluar pavaresisht perpjekjeve per t’u fshehur me kompani jashte vendit. Vetem se nese konstatohen paligjshmeri, akuza nuk duhet te jete thjesht korrupsion, por edhe krim kunder njerezimit. Te helmosh qellimisht nje qytet per te vene fitime te paligjshme nuk eshte thjesht korrupsion, por genocid.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re