Fatmir Frank Hamzaj është një biznesmen i dalluar dhe drejtues disavjeçar në komunitetin shqiptar në Las Vegas.

Ai tregon për masakrën në Las Vegas, duke dhënë detaje rreth ngjarjes dhe se si shpëtuan mrekullisht 15 shqiptarët e punësuar në kazinonë “Mandalay Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie, apo punonjës të lojërave të fatit, dhe mirëmbajtës të kazinosë së famshme “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas. Në atë moment që ndodhi ngjarja asnjeri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili, është një shesh përballë kazinosë, ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësisht, të gjithë pra të 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se ata janë shëndosh e mirë”, deklaron për INA, Frank Hamzaj.
Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke u shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë popullit amerikan.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave është 58 të vrarë, dhe të paktën më shumë se 500 u plagosën në sulmin me armë zjarri që ndodhi të dielën mbrëma jashtë oborrit të një kazinoje në sheshin para rrugës 91-Str.
Në afërsi të Mandalay Bay Hotel, në qytetin që ashtu quhet “Mbretëria e bixhozit” në Las Vegas, Nevada – SHBA.
Autori i dyshuar i sulmit, në Las Vegas, është një 64-vjeçar i quajtur Stephen Paddock, cili ende nuk është konfirmuar se ka lidhje me grupe terroriste, dhe a ka qenë vetë apo i organizuar, thotë policia.
Megjithatë, Ligji shtetëror i Nevadës, ngjarjen e përcakton si vrasjen në masë në Las Vegas, pra si një akt terrori./ina

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re