Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u vaksinua këtë të enjte, duke zgjedhur kinezen CoronaVac. Shpimi ndodhi në Spitalin e Qytetit, Ankara.

“Edhe unë e morra vaksinën”, ishte mesazhi që Erdogan publikoi në profilin e tij në rrjetin social Telegram.

Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në të gjithë Turqinë filloi më herët të enjten.

Pas vaksinimit në spital, presidenti turk tha se afër 300,000 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri më tani brenda programit të suksesshëm të vaksinimit.

Ai gjithashtu njoftoi se do të mbërrijnë edhe 25-30 milion doza të tjera vaksinash kundër COVID-19 dhe se duan të vazhdojnë vaksinimin pa ndëprerje.

Ai shtoi se ai beson se programi do të jetë i suksesshëm nëse të gjithë, përfshirë udhëheqësit politikë dhe ligjvënësit, inkurajohen të vaksinohen.

Ai falënderoi punëtorët shëndetësorë për përpjekjet e tyre në luftën kundër COVID-19 dhe shtoi se mundi i tyre do shpërblehet me patjetër.

Në një deklaratë në Twitter, ai shkroi se qëllimi është të vaksinohen të gjithë qytetarët në një kohë shumë të shkurtër.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se Turqia ka 1.1 milion punonjës shëndetësorë të cilët duhet të vaksinohen brenda një muaji.

Dy doza duhet të jepen 28 ditë me diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen për katër deri në gjashtë muaj nga shërimi.

Më herët të mërkurën, organi zyrtar i Turqisë ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore miratoi CoronaVac për përdorim urgjent kundër një lloji të ri të koronavirusit.

Dorëzimi i parë i vaksinës prej 3 milion dozash kundër COVID-19 nga kompania kineze SinoVac Biotech arriti në Turqi në 30 dhjetor.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re