Të jesh pjesë e familjes mbretërore të ofron aq benefite sa edhe kufizime. Mbretëresha Elizabeth nuk mund të konsumojë çdo gjë, por ato që konsumon e kanë bërë të jetë e fortë edhe në moshën 90-vjeçare. Asnjëherë nuk është vonë për të rinisur një dietë të shëndetshme, dhe për këtë mund të ndiqni edhe dietën e mbretëreshës.
Mëngjesi:
Elizabeth e nis ditën me një filxhan çaji të zi pa sheqer dhe pa qumësht, shoqeruar me disa biskota. Më pas ajo konsumon drithëra ose qitro. Ndonjëherë ajo preferon bukë të thekur me marmalatë. Kur është në humor të mirë ajo preferon vezë të ziera me salmon.

Dreka:
Mbretëresha e ka shumë qejf peshkun e pjekur të shoqeruar me pak spinaq, dhe kungulleshka. Gjithashtu ajo preferon edhe pulën në zgarë me sallatë. Ajo shmang gjithmonë kaloritë që domethënë nuk konsumon oriz, makarona, apo patate.

Darka:
Në darkë preferohet zakonisht bifteku ose filetot e ndryshme. Gjithashtu edhe salmoni është një nga pjatat e saj të preferuara. Mbretëresha gjithmonë e përfundon ditën e saj me një gotë shampanjë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re