Ndonëse u shtynë me tre muaj, afatet për pagesën e kësteve të kredive, qeveria nuk u ka hequr bizneseve detyrimin për të paguar në afat interesat mbi këto kredi.

Ngrirja e pagesave të kredisë nuk u shoqërua edhe me ngrirjen e interesave të tyre, duke i vënë kompanitë në vështirësi gjatë kësaj periudhe pandemie.

Në qershor bizneset janë të detyruara tu shlyejnë bankave shumën e akumuluar të interesave për katër muaj. Kështu nëse një firmë ndërtimi që paguan një këste kredie mujore prej 5000 eurosh me interes 5%, në qershor i duhet të shlyej 1000 euro vetëm interesin e akumuluar për gjatë kësaj periudhe bashkë me muajin qershor.

Për ekspertët vendimi i qeverisë nuk është gjë tjetër veçse një barrë për bizneset.

 “Natyrisht që borxhi do të paguhet, këstet do të paguhen, por shtyrja është është normale, derisa nuk dihet kur do të fillojnë bizneset të kenë fuqi të paguajnë. Edhe kur të fillojë lëvizja plotësisht nuk është se bizneset do të kenë mundësi të bëjnë menjëherë të ardhura”, u shpreh Kadareja.

Në vështirësi financiare për të përballuar pagesat e punonjësve gjatë kësaj periudhe izolimi kompani të ndryshme u janë drejtuar bankave për marrjen e kredive.

Por nëse në shumë vende të botës qeveritë i kanë lehtësuar bizneset në pagesën e detyrimeve përfshrië këtu edhe interesat e kredive, në Shqipëri është bërë vetëm propagandë. Instrumenti i vënë në dispozicion nga qeveria për mbulimin e pagave të punonjësve jo vetëm përfshin kredi me interesa në nivelet e tregut por këto interesa do të paguhen në afat nga vetë biznesi.

Arben Malaj bën apel që më parë se të aplikohen instrumenta të tillë të diskutohen paraprakisht me grupet e interesit.

 “Nëse qeveria konstaton se instrumenti i garancisë sovrane është duke ecur pak është një fuashë në të cilën ekspertët e Bankave Tregatre, të qeverisë apo edhe vetë bizneset duhet të punojn ësë bashku dhe shikojnë se cilat nga pikat e kontratës e pengon përdorimin e garancisë sovrane”, tha Malaj.

Pagesa e kësteve të kredive për bizneset pritet të shtyhet edhe me tre muaj deri në fillim të shtatorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re