Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë pemë dhe perime.
Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe i sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate.
Prandaj, këshillohet të konsumohen frutat dhe perimet, duke qenë të pasura me vitamina dhe me betakarroten ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë.
Ja produktet që shërojnë sëmundjet e caktuara:
Dredhëzat
Dredhëzat janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta. Po ashtu dredhëzat ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm falë përbërësve të fuqishëm.
Karota
Në trupin tonë betakaroteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është i shndërruar në vitaminën A, e cila është njëra nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit.
Betakaroteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe në sallatë jeshile.
Domatja
Domatja, por edhe produktet që vijnë prej saj, ndihmon në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikancerozë dhe ta ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm, të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe në ruajtjen e tij në normat e duhura.
Boronicat janë të pasura më vitaminë C, e cila është përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor të kockave të trupit, të lëkurës e të enëve të gjakut. /zi/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re