Rruga pranë varrezave në Stom-Golem të qytetit të Shkodrës ndodhet në gjendje skandaloze. Nuk janë as 200 metra rrugë por vështirësitë e qytetarëve për të kaluar aty janë të shumta.

Ata e konsiderojnë një turp lënien e rrugës në këtë gjendje. Qytetarët që vijnë për familjarët e tyre që kanë ndërruar jetë duhet të kalojnë mes baltës e ujit. Sa herë ka reshje uji, kjo rrugë bëhet e pakalueshme.

Të vetmit që kanë ndërhyrë në disa raste kanë qenë banorët e vetë zonës, teksa pushteti lokal e ka lënë në harresë totale.

Banorët:

Para 30 vitesh e tani jemi për faqe të zez, jemim munduar dhe të bëjmë diçka privatisht por shteti bën fjalë. Të paktën e mbushim me zhavorr.

-“Mes qytetit të Shkodrës është turpi më i madh me e pa dikush rrugën në këtë gjendje sepse këtu është kultura jonë, kemi të afërmit tonë dhe më vjen shumë keq për qeverisjen vendore.

-Varrezat janë trashëgëmia e të parëve tonë, jemi gati të kontribuojmë në mënyrë vullnetare.

-Jam anku kudo në Shkodër për këtë rrugë, për pak gjë rregullohet por nuk i bie askujt ndërmend, mbeturinat në 4 anët. Edhe kryetarja e Bashkisë të vijë të shohë se vijmë për varrime në këtë 100 metër rrugë e mezi kalojmë.

-“Shteti ka të drejtë të interesohet për ne, ata e kanë nxeh xhepin e vet dhe nuk kanë galje për ne. Kjo rrugë është skandaloze, ka shkuar uji një metër, këta nuk interesohen për të gjallët jo më për të vdekurit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re