Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë personelit akademik dhe studentëve të Universitetit Të Tiranës.

Në letër, Koni shkruan se më 21 maj është zhvilluar një mbledhje në godinën e “Iliria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT. Teksa iu përmend emrat, Koni shkruan se Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4 vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 08/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës dhe se janë pikërisht këta persona që qëndrojnë pas mbledhjes së zhvilluar në godinën “Iliria”.

Sipas rektorit, një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re