Analisti Fatos Lubonja, teksa ka komentuar marrjen e Sali Berishës si të pandehur nga SPAK, është shprehur se “ne jemi në politikën e fasadës, që është politika që di të bëjë më mirë Edi Rama”.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja tha se amerikanët duhet të na thonë a është rrezik për demokracinë apo edhe për amerikanët, pasi kreu i PD-së që ka 10 vjet që ka ikur.

Po ashtu, ai shtoi se në kohën e PD-së është bërë korrupsion, ka pasur edhe krim, por çështja është këta që janë sot në pushtet a do të hetohen?

 “Dosja ‘Partizani’, nëse e marrim si standard, ditë për ditë mund të merret i pandehur Edi Rama se ka miratuar ligje e ka ndryshuar ligje. Kemi të bëjmë me një operacion fasade nga njëra anë dhe interesa amerikane që e mbështesin në këtë rast.

Në kohën e PD-së është bërë korrupsion, ka pasur edhe krim që ka bërë gjëra. Por çështja është këta që janë sot në pushtet a do të hetohen? Sistemi po ecën, po fuqizohet dhe po i shkakton një dëm të madh Shqipërisë”, tha Lubonja.

Ai tha se edhe sikur Jezu Krishti të vijë dhe të formojë një parti në Shqipëri, sërish Edi Rama do të fitojë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re