Në daljet e fundit publike, kryeministri Edi Rama, ka thënë se shumë punëtorë të huaj, kryesisht nga Bangladeshi, kërkojnë të punojnë në vendin tonë.

Në studion e emisionit “Open”, ku ishte dhe i ftuar, Rama tha se masazhieret në hotelet tona janë me origjinë nga Bali, ndërsa turqit sipas tij, kanë hapur shumë floktore në kryeqytet e më gjerë.

Rama tha më tej, se shqiptarët sipas tij, rrinë e presin të sigurojnë ndonjë punë në shtet.

“Punëtorët e huaj janë në të gjitha shërbimet, edhe në turizëm. Këtu flitet për një sistem të plotë që funksionon me agjencinë e punësimit nga vendet përkatëse. Ishim në hotel sot në Durrës, aty pjesën e masazhit, e bëjnë masazhatore nga Bali.

Botën e floktoreve në Tiranë e kanë pushtuar Turqit, ata vijnë nga Turqia, hapin një dyqan, fitojnë dhe lekë, këta që janë këtu, presin të kapin ndonjë punë shteti e thonë të ikin.

Ne duhet të hymë në atë pjesën midis, arsimi profesional të ulët e të rrisim skeptrin e krahut të punës. Në Turqi me 400 dollarë janë ushtri të mëdha njerëzish që punojnë. Ishim me pagën minimale 2020, janë shumë për ata që marrin pak”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij për kompanitë shqiptare që të marrin punëtorë nga Bangladeshi.

Ai tha se kjo është diçka normale që ndodh në çdo vend, pasi komopania nëse nuk gjen punëtor në tregun e brendshëm, do e gjëjë në atë të jashtmin.

“Ne nuk jetojmë në bunkerin e Enver Hoxhës shyqyr. Në çdo vend ndodh që një vend pune, sipërmarrësi do ta mbulojë. Nuk e gjeti në tregun e brendshëm, do e marrë në të jashtmin. Punëtori i huaj është gjë normale.

E dyta, ne kemi një fat shumë të madh që jemi në mes të Europës. Italia dhe Gjermania e Greqia janë shumë afër. Por unë po ju them që ky zotëria që fliste është një nga sipërmarrësit më të talentuar që ka ky vend dhe paga e tij është 400 mijë lekë dhe ai ka punë e nuk gjen punëtorë.

Turqia, e cila është 400 dollarë paga për punëtorin, është normal. Po ata punëtorë në Turqi, 400 dollarë e kanë pagën. Qeveria ngre pagat në sektorin publik, jo në atë privat. Ti mund të thuash që është paga minimale 600 mijë, por nuk ka më kompani këtu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re