Marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore e miratuar përmes ndikimit ndërkombëtar vijon të shkaktojë reagime të ndryshme. Pas reagimeve pozitive të një dite më parë, duke filluar nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe zyrtarë të lartë evropianë, mesditën e sotme, ka qenë sërish kryeministri Rama, që përmes një mesazhi në Twitter replikon me ata që e konsiderojnë këtë marrëveshje të ngjashme me atë të 2017 mes tij dhe Lulzim Bashës.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re