Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat anticovid të mos pësojnë ndryshime, pavarëishst rritjes së rasteve pozitive me COVID.

 

“Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen”, tha Rakacolli.

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve.

 

“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi.”

 

Nga ana tjetër, shefja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino u shpreh se Shqipëria është një nga vendet e mira në Europë për mbulesë vaksinale.

 

“Vaksinimi është sfida më e madhe në lidhje me pandeminë. këtë javë është shtuar ritmi i vaksinimeve në të gjithë vendin. Kemi pasur shifra të lartë këtë javë, sidomos me dozën e parë, ka një rritje dyfish. Në popullatën target kemi vaksinim 52.7% me një dozë, 47.3% me 2 doza, 7.7% me 3 doza. Sa i përket popullatës në përgjithësi kemi 42.4% me një dozë dhe me të dyja dozat përreth 38%.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re