Në Tiranë është shpërndarë një fletë-gjobë e cila shkruan: “Këtë muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës do t’i paguajmë Francesco Becchetti-t 110 milionë euro.”

Kjo fletë-gjobë vjen pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti i cili kërkoi dëmshpërblimin për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Becchetti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur për të paguar dëmin, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë.

Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Bechetin për pastrim parash.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re