Avokati Altin Goxhaj, nëpërmjet një lidhje “skype” për Fax News, ka folur lidhur me procesin e votimit që po zhvillohet ditën e sotme për të zgjedhur kryetarët e 6 bashkive të vendit. Goxhaj tha se pjesëmarrja e ulët ishte e keqe për opozitën dhe diçka pozitive për qeverinë.

Shkak i kësaj pjesëmarrje të ulët, sipas avokatit, ishin bërë zhvillimet e fundit poltikike, ku fajësoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim për ndikim negativ në proces duke ndërhyerë në punët e brendshme partiake.

Pyetje: Si e shikoni rezultatin, deri më tani ka pasur një pjesëmarrje mjaft të ulët?

Goxhaj: Mendoj se kjo pjesëmarrje e ulët, është reflektim i gjithë asaj që ka ndodhur këto 3 muaj. Doja të theksoja se kjo fushatë lokale nuk mund të ndahet dot nga debati politik që ka pasur Shqipëria që nga shtatori. Nuk mund të thuhet se kjo situatë nuk ka lidhje me situatën e shtatorit ku Berisha u shpall non-grata.

Edhe pjesëmarja kaq e ulët, është reflektim i këtij fakti. Kjo pjesëmarrje e ulët ka dëmtuar opozitën, sepse dihet që sa herë ka një pjesëmarrje të ulët, do të thotë se është dicka e keqe për opozitën. Qeveria ka interes që pjesëmarrja të jetë e ulët sepse kështu mbledh energjitë e veta, ka patronazhistët, ka paratë, ka rrogat e punonjësve të administratës publike. Ne ishim në një realitet të ri ku kishim “de jure” dy opozita. Opozita e Lul Bashës në fakt është “paterica e pushtetit” dhe opozitarët e tij kanë shërbyer si mish për top. Madje edhe kandidatët e tij kanë qenë ose të paguar ose njerëz që kanë pasur ndonjë hall dhe janë angazhuar.

Pyetje: Mendoni se Berisha apo Basha e kanë të vështirë fitoren?

Goxhaj: Mbase në Shkodër mund të ndryshojë situata, se ka shanse të fitojë Berisha. Ndërsa në bashkitë e tjera, njerzit gjersa nuk kanë shkuar të votojnë i japin fitoren PS. Kur ka pjesëmarrje të ulët “ena” e pushtetit nuk lëviz, qëndron po ashtu. Se po të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, sa njerëz punojnë në administratë, sa njerëz kanë halle me policinë, etj etj.

Këtë pjesëmarrje të ulët, këtë realitet të trishtë që ne po e vuajmë gjithë këto kohët e fundit, e prodhon ambasada amerikane. E them me plot gojë këtë, Yuri Kim ka luajtur një rol totalisht agresiv, krejtësisht anti-diplomatik, ndërhyrje në punët e brendshme të një partie, ku ka luajtur rol edhe në zgjedhjet e sotme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re