Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur se Shqipëria “do ta kryejë” rrugën drejt integrimit europian.

Gjate konferences ne me kryeministrin Edi Rama, Macron thekoi se “detyra jonë është që t’ju shoqërojmë me respekt dhe gjithashtu me prova dashurie, investime konkrete”.

Macron theksoi se Evropa duhet të gjejë rrugën e ribashkimit dhe ta bëjë këtë lëvizje të pakthyeshme dhe të fuqishme.

“Përndryshe do të jetë rreziku që e gjithë zona që këto procese të pafund të dekurajojnë opinionet publike”, u shpreh ai.

“Këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, përparimet themeluese të Evropës sonë, Këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është që t’ju shoqërojmë me respekt dhe gjithashtu me prova dashurie, investime konkrete, shpresoj që në muajt e ardhshëm ne si Evropianë duhet të gjejmë rrugën e ribashkimit dhe ta bëjmë këtë lëvizje të pakthyeshme dhe të fuqishme, përndryshe do të jetë rreziku që e gjithë zona që këto procese të pafund të dekurajojnë opinionet publike.

Nuk është ajo që dua unë dhe e dua më politike dhe se sa teknike, më dashurore se sa diplomatike, Kjo është jeta e popujve, jetojmë në kohë pasionesh. Nëse kemi një Evropë hapje pas hapje s’do kemi asgjë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re