Ata u mblodhën së bashku për të treguar vendosmëri që s’do të lejojnë avancimin e punimeve të firmës, e cila pasi ka ndërtuar një hidrocentral në kufi me Kukësin, kërkon që ta shtrijë investimin drejt fshatit Radomirë për të ndërtuar edhe dy HEC-e të tjera. Banorët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë dhe të mos lejojë shkatërrimin e fshatit turistik të Radomirës, i cili vitet e fundit ka tërhequr mijëra turist, vendas e të huaj.

Banorët pretendojnë se firma po i kryen punimet në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre, ata nuk janë pyetur dhe nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike.

“Këtë vatan e kanë mbajtur me luftëra dhe janë vrarë për këtë vend, këta janë futur me forcë. Nuk do marrin ujin tonë”, tha banori.

Fshati Radomirë në Dibër vitet e fundit ka njohur një zhvillim të agro-turizmit pasi janë ndërtuar disa bujtina si dhe gjendet rrëzë malit të Korabit, një destinacion ky shumë i preferuar i turizmit malorë, raporton BW.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re