Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me përgatitjet që po bëhen përsa i përket sezonit të provimeve të maturantëve në Shqipëri.

Kushi tha se ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do të përdorej njëmetodë e re ku testi të hartohej vetëm ditët e fundit nga disa prej mësuesve me intergritet të lartë. Ndërsa më tej shpjegoi edhe numrin e pyetjeve sa i takon niveleve të ndryshme të vështirësisë.

“Nuk mund të them tani se çfarë pyetjesh mund të jenë, këtë vit kemi përzgjedhur një metodë që testi të hartohet vetëm ditët e fundit nga disa mësues me përvojë dhe integritet i lartë. Pyetjet nuk bëhen nga e para por merren nga një fond pyetjes të cilat janë të analizuara mirë. 40% e testit janë pyetje të nivelit të parë të vështirësisë 40% të nivelit të dytë dhe vetëm 20% janë pyetje të nivelit të tretë për t’u dhënë munësi nxënësve ekselentë të veçohen nga pjesa tjetër”– u shpreh Kushi.

Sa i përket mundësisë së rivlerësimit të provimit, Kushi tha se secilit maturant që nuk ishte dakord me notën e marrë, do t’i jepej mundësia që të shihte gabimet e bëra në test, por nuk përfshihej mundësia për ndryshimin e rezultatit, pasi theksoi se nuk ekzistonte mundësia që mësuesit të gabonin në vlerësim.

“Natyrisht që çdo maturant, ka të drejtë të bëjë një ankimim nëse mendon se rezultati i tij nuk është i drejtë. Nëpërmjet E-albania mund ta marrë mbrapshttestin dhe të shohë gabimet e tij, por nuk ndodh që të ketë gabime në vlerësim, kështu që nuk ndodh të ndryshohet nota që ai ka marrë. Kjo sepse testi vlerësohet nga dy mësues të pavarur. I vetmi rast kur mund të ketë një rishikim të vlerësimit, është kur ka një problem në barcodin e identifikimit. Por këto janë probleme shumë të rralla”– tha ministrja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re