Në Fier sipërfaqet e kultivuara me grurë ishin më të mëdha këtë vit.

Por prodhimi duket se do të jete i ulët.

Shkak koha e keqe por edhe sëmundjet që i kanë rënë drithit.

Bujqit ngrëjnë shqetësim edhe për çmimin. Nga grumbulluesit është vendosur një cmim prej 2 mijë e 500 lekësh për kuintal ndërsa vjet gruri është shitur me 4 mije lekë për kuintal.

Fermerët kërkojnë që qeveria të vendosë barriera doganore të përkohshme për grurin e importit me qëllim që në treg të qarkullojë gruri vendas.

Ne Fier mbi 300 ha tokë sipërfaqe e mbjellë me drithëra rezulton te jete dëmtuar në të gjithë qarkun si pasojë e motit te keq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re