Pica ose një burger me patate të skuqura janë një mundësi për një darkë të shëndetshme …tha askush asnjëherë.
Me shumë mundësi, nuk keni nevojë të rikujtoheni se ushqimet e paketuara që blini jashtë nuk i bëjnë aspak mirë shëndetit tuaj. Por jo vetëm ato që porosisni jashtë mund të shndërrohen në tmerrin e shëndetit tuaj.
Edhe zgjedhjet e mëposhtme, po ashtu nuk janë shumë të vlefshme.
Darkat e ngrira :
Nëse mbani disa vakte të ngrira për rastet kur keni ditë të zënë dhe nuk keni kohë të gatuani, duhet të kontrolloni për sasinë e përbërësve, sepse mund të përfundoni duke marrë më shumë kalori sesa menduat.
Spageti me salcë të konservuar :
Mund të duket si një vakt i respektueshëm por përmban karbohidrate që trupi juaj i konverton në sheqerna.
Drithërat :
Nuk janë kurrë-sesi një ide e mirë për darkë. Drithërat e paketuara janë të pasura në sheqerna dhe përmbajnë pak proteina dhe fibra.
Ushqimet pikante :
Mund te rrisnin temperaturën e trupit dhe të shkaktojnë problem me tretjen.
Gjalpë kikiriku dhe xhelatina :
Edhe pse gjalpi I kikirikut është I pasur me proteina, xhelatina përmban shumë sheqer çka bën që të konsumoni një vakt me 600 kalori.
Thjesht një sallatë :
Mund të duket një zgjedhje e zgjuar por nuk ka mjaftueshëm proteina ose kalori që t’ju mbajë për disa ore, duke ju shtyrë kështu të konsumoni për lehtësi ushqime të pashëndetshme para se të shkoni për të fjetur./A.L/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re