Lëkura është një nga zonat më delikate dhe duhet të trajtohet me kujdes të madh.
Kushtojini vëmendjen e duhur dhe ndryshoni 5 zakonet e mëposhtme:
-Nuk lani duart
Një ndër gabimet më të zakonshme që bëni kur lani fytyrën është të mos lani paraprakisht duart. Këto të fundit janë të ekspozuara ndaj shumë baktereve dhe mikroorganizmave dhe jo gjithmonë produktet larëse të fytyrës arrijnë t’i eliminojnë ato.
– Përdorni të njëjtat produkte prej vitesh
Edhe pse jeni besnikë të së njëjtës linjë produktesh prej vitesh, qoftë për arsye fanatizmi apo edhe leverdie ekonomike, duhet të dini që ndryshimi i stilit të jetesës prek direkt edhe fytyrën  prandaj është koha të ndryshoni produktet larëse.
-Përdorni vazhdimisht scrub
Scrubi ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura nga shtresat e ndryshme të lëkurës, por në rast se e bëni vazhdimisht do të çrregullojë vajrat dhe yndyrën e shëndetshme që i duhet asaj për vetëpastrim. Ju këshillojmë të përdorni scrub një deri në dy herë në javë, gjithmonë sipas llojit të fytyrës.
-Harroni ose vononi të aplikoni kremin hidratues
Pasi keni larë fytyrën, hapi tjetër që duhet të ndiqni është të aplikoni menjëherë kremin hidratues ose atë kundra diellit (gjithmonë sipas nevojës) dhe jo të prisni të kalojnë orë, apo në rastin më të keq ta harroni.
–Nuk zgjidhni temperaturën e duhur të ujit
Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë larjes së fytyrës në dimër lidhet me temperaturën e ujit. Duhet të dini që nuk është e vërtetë se uji i ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, kurse uji i ftohtë i mbyll ato. Dermatologët rekomandojnë të përdorni ujë të vakët sidomos gjatë dimrit./KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re