Deputetja e PD Orjola Pampuri ka ardhur këtë të shtunë në një rrëfim ndyshme, larg politikës dhe sa më transparente me publikun në jetën private.

 

E ftuar në emisionin “Living Room” në Vizion Plus, Pampuri tregoi se kush janë 3 aksesorët që nuk mungojnë asnjëherë në çantën e saj, parfumi, buzëkuqi dhe një bllok shënimesh.

 

“Në çantën time nuk mungon asnjë herë parfumi, një buzëkuq i lehtë dhe një bllok ivogël me një stilolaps. Këto janë gjithmonë në çantën time. Parfumin e kam zgjedhur vetë dhe më pëlqejnë erërat e lehta”, tha Pampuri.

 

Deputetja gjithashtu foli edhe për pasionin e saj për leximin, ku libri që veçonte është “Idioti” i Dostojevskit, ndërsa shtoi se sporti nuk është në preferencat e saj që nga fëmijëria e deri më sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re