Skip to content

Këto janë çajrat që ju ndihmojnë në ditët e vjeshtës

7014008 mood mug cup yellow hot tea leaves yellow autumn

Në këto ditë vjeshte të përcjellura me shi dhe temperatura pothuajse të ulëta, çaji është pija që na ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë do të lexoni disa nga çajrat që duhet t’i konsumojmë këto kohë për të luftuar virozat dhe ftohjet e ndryshme.

Çaji i Malit

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit ndryshe quhet Sideritis. Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet, transmeton Klan Kosova. Lufton viruset, mikrobet dhe kërpudhat, qetëson fytin dhe kollën etj.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.

Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Çaji i Jaseminës

Forcon sistemin imunitar, lufton bakteret, lufton inflamacionin, ndihmon ne eleminimin e infeksioneve etj.

Çaji i Boronicës

I pasur me antioksidant, me sasi të madhe të vitaminës C. Parandalon infeksionet e rrugëve urinare etj

Çaji jeshil

Ky çaj me origjinë nga Kina,është i shkëlqyer për të përmirësuar funksionin e trurit dhe djegjen e yndyrnave.

Parandalon gjithashtu dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Çdo ditë e më shumë po futet në dietat ushqimore për efektet e tij dobësuese.

Çaj me kamomil dhe limon

Kamomili dhe limoni janë aleate shume te mire te shëndetit kundër ftohjes përveç lëngut te limonit mund te shtoni edhe lëkurën e tij te grire për t’i dhënë një shije me te forte çajit.

.