Gjithçka filloi natën e kaluar rreth orës 20:00 në Seitenstettengasse, ku sulmuesit e maskuar dhe të armatosur filluan të shtinin në pubet dhe baret përreth.

Sipas Ministrisë së Brendshme, disa sulme filluan rreth orës 8 të mbrëmjes në gjashtë vende në qendër të Vjenës, përfshirë para sinagogës, ku morrën pjesë “deri në dhjetë sulmues”, disa prej të cilëve janë ende në arrati.

Sipas informacionit të postuar nga Ministria e Brendshme Austriake në Twitter, një grua dhe dy burra kanë vdekur në sulm deri më tani.

Rreth 15 persona u plagosën, përfshirë një oficer policie i cili u plagos rëndë në një përplasje me sulmuesit.

Njëri prej sulmuesve kishte një pushkë me vete dhe u gjetën edhe pistoleta.

Policia zbuloi se jeleku shpërthyes i veshur nga sulmuesi ishte i rremë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re