Skip to content

Këto janë efektet e kileve të tepërta që ndikojn në shëndetin tuaj

Sipas lajmit të BBC, në kërkimin e publikuar në revistën “Lancet Diabetes and Endocrinology”, në Angli u studiuan regjistrimet mjekësore ndër vite të rreth 2 milion personave.

Studimet tregojnë se, duke filluar që nga mosha 40 vjeç, jetëgjatësia e atyre që janë më afër kufirit të lartë të Indeksit të Masës Trupore të shëndetshme që përfshin masën 18,2-25, është më e lartë se të tjerëve.

Studimi tregon gjithashtu se jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave në kufirin e obezitetit, në krahasim me personat e tjerë të shëndetshëm, është 4,2 dhe 3,5 vjet më pak.

Kurse meshkujt dhe femrat me peshë më të ulët se sa kufiri i Indeksit të Masës Trupore jetojnë 4,3 dhe 4,5 vjet më pak.

Indeksi i Masës Trupore që lidhet me vdekjet, që burojnë nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, llogaritet duke pjesëtuar gjatësinë me peshën.

.