Nëse punoni pa pushim dhe nuk keni kohë të gatuani në shtëpi dhe hani më shumë ushqime të gatshme, ka mundësi që ju nuk po ushqeheni si duhet dhe nuk po merrni vitaminat.

 

Lodhja është një nga problemet më të dukshme tek ata që kanë nivel të ulët vitaminash. Mungesa e tyre mund të shkaktojë simptoma të ndryshme. Më poshtë ju sjellim 7 simptomat më të dukshme.

1. Keni dhimbje muskujsh
Nëse e shihni që ju dhembin muskujt vazhdimisht pa asnjë arsye, atëherë ju ndoshta vuani nga mungesa e vitamins D. Kjo mungesë është një nga më të zakonshmet sidomos në vendet nordike. Bëni një analyze për të parë nivelet e kësaj vitamine në organizëm.
Për të shtuar nivelet e vitaminës D në organizëm pini më shumë qumësht ose hani kos pa sheqer, ose kërpudha, salmon, ton (jo më shumë se dy here në javë për shkak të niveleve të mërkurit). Duhet të provoni gjithashtu të qëndroni të paktën 15 minuta në diell në orët e para të ditës.

2. Keni mpirje gjymtyrësh
Nëse ju mpihen gjymtyrët apo ju kap shpesh ngërçi, atëherë keni nivel të ulët të vitaminës B12. Pse? Sepse vitamina B12 është e nevojshmepër shëndetin dhe funksionin e trurit dhe të sistemit nervor. Nëse nuk e keni në sasinë e duhur truri do ta ketët ë vështirë të komunikojë me nervat, duke rezultuar në mpirje gjymtyrësh apo probleme me ekuilibrin.
Për të rritur nivelet e vitaminës B12 në dietën tuaj hani më shumë peshk, pulë, qumësht dhe çerealë.

3. Keni probleme me shikimin gjatë natës
A keni vështirësi me shikimin në darkë? Nëse po atëherë jkeni mungesë të vitamins A. Nëse nuk keni vitaminë A mjaftueshëm, mund të keni probleme të tilla deri tek degjenerimi makular.
Dieta e pasur me vitaminë A përfshin perime me gjethe jeshile si spinaq apo lakër kaçurrele, perimet si karotat, patate e ëmbël dhe speca të verdhë po ashtu edhe vezët.

4. Keni ngadalësim refleksesh
Nëse keni reflekse të ngadalëta mund të ndodhë të keni mungesë të vitamës E. Vitamina E nevojitet për shëndetin e nervave dhe ashtu si B12, ndihmon në komunikimin ndërmjet trurit dhe nervave duke kontrolluar punën e muskujve dhe reflekseve.
Për të marrë më shumë vitamin E duhet të konsumoni vaj ulliri, vezë, mish organic arra dhe fara dhe avokado.

5. Plagët ju shërohen me ngadalë
Nëse e shihni që ju nevojitet një kohë më e gjatë për shërimin e plagëve se zakonisht, atëherë mund të keni problem me vitaminën C. Kjo pasi qelizat e lëkurës dhe qeliza të tjera duhet të riprodhojnë vetveten që të nisë procesi i shërimit pas plagosjes u nevojitet vitamin C (së bashku me vitaminën A dhe zinkun) për ta arritur këtë. Pa këto elemente do të jetë tepër e vështirë që plaga të shërohet shpejt dhe do të rritet rreziku i infeksionit.
Për të marrë më shumë vitaminë C në dietën tuaj, hani limona, spinaq, rukola dhe speca apo shegë.

6. Keni shpesh luhatje humori
Jo të gjitha simptomat e mungesës së vitaminave janë fizike. Çdokush ndihet shpesh pa humor, por nëse e shihni që gjendja po përkeqësohet dhe ju ndihen në depresion shumicën e kohës kjo mund të vijë si pasojë e mungesës së vitamisën B1. Ashtu si vitamina B12, kjo vitamin shërben për shëndetin e nervave dhe për qelizat e trurit: nëse nuk keni nivel të mjaftueshëm të vitamins B1 në trup, këto qeliza nuk funksionojnë aq mirë sa duhet atëherë mund të prekeni nga problem psikologjike si depresioni.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re