Diabeti prek 24 milionë njerëz në SHBA, por vetëm 18 milionë e dinë se e kanë atë.
Rreth 90% e atyre njerëzve kanë diabetin e tipit 2.
Në diabet, rritja e sheqerit në gjak vepron si helm, njofton Klan Kosova.
Diabeti shpesh quhet vrasës i heshtur për shkak të simptomave të lehta që nuk vërehen.
“Pothuajse çdo ditë njerëzit hyjnë në zyrën time me diabet që nuk e dinë se e kanë atë”, thotë endokrinologia, Maria Collazo-Clavell.
Mënyra më e mirë për të marrë vesh nëse jeni me diabet është të bëni testin e sheqerit në gjak, por nëse keni këto simptoma duhet të vizitoni mjekun tuaj:
Shtimi i urinimit, etja e tepruar
Humbja e peshës
Keni uri
Probleme me lëkurën
Shërim i ngadalshëm i plagëve
Lodhje dhe nervozizëm
Shikim i turbullt
Zemërim.
.