NIsja e vitit te ri shkollor pritet të shtojë vatrat e reja dhe infektimet me koronavirusi. Që në ditët e para të mësimit 12 mësues dhe 3 nxënës në Tiranë kanë rezultuar pozitivë dhe jane në izolim.

Vatrat e krijuara në 3 shkolla publike po ndiqen nga specialistët të cilët kanë kryer hetimin dhe gjurmimin e personave të kontaktit.

“Në shkollën “Jeronim De Rada” ka dalë një vatër me disa mësues pozitivë. Janë marrë masat dhe është bërë hetimi i thelluar. Janë në izolim personat pozitivë dhe rastet e kontaktit. Në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, ka 2 mësues te prekur dhe 1 në shkollën “17 Shkurt” . Po ashtu, kemi pasur 3 nxënës, por që janë izoluar para fillimit të mësimit”, shprehet Abikela Prejsi, shefe e epidemiologjisë, NJVKSH.






Previous articleGreqia cakton daten, ja deri kur do të qëndrojnë mbyllur kufijtë me Shqipërinë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re