Ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili u shkarkua nga KQZ është shpallur sot në kërkim policor. Sakaq, janë tre akuza që mund ta çojnë pas hekuarve ish-kryebashkiakun.

Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ndërkohë, akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri duke vendosur si të vetmin nënkryetar shefin e Kabinetit Gent Picari, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si kreu i bashkisë Vorë.

Kujotjmë se Agim Kajmaku është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike si person i dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re