Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, stafet dhe studentët e universiteteve janë në një gjendje përshtatjeje të vazhdueshme. Në fillim kurset kryheshin ekskluzivisht në distancë, më pas arsimi ishte hibrid dhe tani studentët po kthehen sërish në universitete.

Si është të kthehesh në kampus?

“Përhapja e Covid-19, e kombinuar me mundësitë e reja që ofron teknologjia, ka përshpejtuar dixhitalizimin e shoqërisë, por edhe të universiteteve”, thotë Han Hoberger, zëvendësdekan i programit MBA me kohë të plotë në Esade, Spanjë. (Nr. 10 në renditjen evropiane).

Në mënyrë të ngjashme, në Harvard (nr. 2 në listën e universiteteve amerikane), Dekani Anthony Wilbon vëren se “gjatë pandemisë, nevoja për t’u përshtatur me një mjedis virtual ishte e domosdoshme. Në epokën post-covid, përdorimi i teknologjisë vazhdon të jetë një mjet efektiv për komunikimin, por ka nevojë për të qenë më strategjik në përdorimin e saj.”

Greg Hanifi, bashkëpunëtor dekan për kurrikulën dhe operacionet në Shkollën e Menaxhimit Kellogg (Nr. 4 në SHBA), është dakord. “Sot kemi mundësinë të ofrojmë programim fleksibël për të plotësuar nevojat e studentëve”, thotë ai. “Për shembull, ne tani ofrojmë programe online në mbrëmje që synojnë profesionistët që punojnë,” shpjegon ai.

Dhe këtë vit, Universiteti Stanford u emërua shkolla më e mirë e biznesit në SHBA. Shkolla e Biznesit Booth e Universitetit të Çikagos është e dyta, mbi Harvardin.

Më poshtë mund të shihni me detaje renditjen e shkollave të financës për këtë vit sipas Bloomberg.

Renditja për universitetet në SHBA

  1. Stanford

2. Çikago (Booth School of Business)

3. Harvard

4. Shkolla e Menaxhimit Kellogg

5. Dartmouth (Tuck)

Renditja për universitetet evropiane

  1. MD Business School

2. INSEAD

3. Shkolla e Biznesit IESE

4. London Business School

5. SDA Bocconi. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re