Nuk kanë kaluar as 10 minuta që jeni ngritur nga tryeza dhe sërish e gjeni veten duke pickuar ndonjë gjë të vogël në frigorifer, ndonëse porcionet që konsumuat ishin të mjaftueshme?
Nëse ju nddh gjithmonë kjo gjë, nuk duhet të ndryshoni madhësinë e pjatës apo gotës, por të bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor të përditshëm pasi jo çdo ushqim siguron ngopje për organizmin edhe pse mund të jenë të shëndetshme.
1.Buka e grurit: Buka e grurit ka një indeks të lartë të glicemisë që shkakton çrregullim të sheqerit në gjak duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Prandaj zëvendësoni bukën e grurit me bukë elbi, misri dhe thekre.
2.E bardha e vezës: Shpeshherë e shmangni të verdhën e vezës duke menduar se është armiku numër një i kolesterolit, dhe ndoshta bëni mirë, por ndryshe nga e bardha ajo arrin t’ju ngopë pasi është e mbushur me proteina dhe minerale të nevojshme.
3.Sushi:Ushqimi tradicional japonez sushi është i përbërë nga orizi i bardhë që do të thotë se karbohidratet e thjeshta kthehen shpejt në sheqer duke iu bërë të uritur përsëri. Prandaj në vend të orizit të bardhë përdorni kafe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re