Skip to content

Këto janë ushqimet që “shtypin” oreksin

Shkencëtarët kanë vite që kërkojnë “sekretin” që do t’i ndihmojë njerëzit të heqin qafe peshën e tepërt dhe të stabilizojnë peshën e tyre. Dihet që kufizimi i kalorive dhe ushtrimet janë zgjidhja e problemit.

Megjithatë, ekzistojnë edhe disa ushqime që, sipas studimeve, mund të ulin oreksin dhe kështu të kontribuojnë në humbjen e peshës.

1.Mollët

Mollët janë një zgjidhje ideale për një meze të lehtë, ndërkohë që zvogëlojnë edhe ndjenjën e urisë, pasi përmbajnë pektinë, e cila ndihmon në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak.

  1. Kumbullat e thata

Ngrënia e kumbullave të thata vepron si një shujtës i urisë. Kjo ndodh sepse fibra dhe sorbitoli në kumbulla të thata stabilizojnë glukozën në gjak dhe zvogëlojnë urinë, ndërkohë që kënaqin edhe dëshirën për shije të ëmbla.

  1. Çokollata e zezë

Sipas hulumtimeve, ngrënia e një sasie të vogël çokollate të zezë zvogëlon urinë. Komponimet në çokollatë të zezë ngadalësojnë tretjen dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.