Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët, mesditën e sotme në selinë blu.
Berisha u shpreh edhe një herë se zgjedhjet e 11 majit, janë të grabitura nga Edi Rama.
Më tej theksoi se PD ka fakte të bollshme për t’i dërguar nga kancelaritë e Europës, si dhe në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.
Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. E kemi parë dhe në 2001 këtë ne, këto urime. Përveç që kanë dhe interesa për burgje. Do ketë dialog të opozitës me kancelaritë e tjera. Nuk kalohet duke shkelur votën e shqiptarëve. Të gjithë deklaratat janë paraprake. Ne jemi opozitë që kemi faktuar, we change the world.
Ne kemi bërë dhe e kemi tani më të mundur se kemi shumë më tepër fakte. Në Kongres, senat, në parlamentin europian, në Këshillin e Europës. Në asamblenë e PPE, në ODIHR. Pranë qeverive të vendeve të lira. E drejta e këtij populli do të mbrohet për votën e lirë.