Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi për masat e domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik.

Ndërsa po inspektonte në zonë me ministren e Turizimit Mirela Kumbaro, Rama ka dhënë kritikat e tij, duke thënë se zona duhet të sistemohet sipas një standardi.

“Vitin tjetër gjërat të jenë ndryshe”, i ka thënë Rama-Kumbaros.

Pjesë nga diskutimi:

Kumbaro: Duhet bërë një sistemim i rrugëve.

Rama:Këto lloj teneqesh duhen hequr, ose ta bëjmë bukur ose s’ka.

Kumbaro: Sado që është ndërtuar, është brez në rikualifikim.

Rama: Tela, shufra, duhen prerë, s’duhet të ketë fare.

Kumbaro: Ne mund të bëjmë një projekt rikualifikim të ndarjes së hapësirës private me atë publike.

Rama: Të rregullohet si duhet, kjo nuk mund të jetë kështu. Të hiqen të gjitha, komplet, duhet të jetë pastër.

Kumbaro: Mund të konceptojmë dy tre modele dhe nëpërmjet bashkisë t’u jepen pronarëve për t’i zbatuar.

Rama: Këtu duhet bërë një sistemim. Historikisht; merr, hiq, fut makina, prish. Kjo punë duhet mbyllur tamam.

Kumbaro: Ndoshta mund ta zgjidhim me pistona, siç e kemi te Pazari i Gjirokastrës.

Rama: Të rregullohet dhe rruga, s’ka jo po jo po. Një gur po u hoq, po s’u zëvendësua, hiqen 30. Vitin tjetër të gjithë gjërat duhet të jenë ndryshe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re