Kur ishte hera e fundit që ndërruat sendet shtëpiake që përdorni çdo ditë?

Shumë prej sendeve shtëpiake mund të funksionojnë ende pas afatit të tyre, por ekspertët vënë në dukje rëndësinë e ndryshimit të rregullt të tyre për të shmangur infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore.

“Mos zëvendësimi i këtyre artikujve rrit mundësinë e infeksioneve të mundshme, çështjeve të shëndetit të frymëmarrjes dhe lëkurës,” Kara Wada, një specialiste alergjie në Qendrën Mjekësore të Universitetit Shtetëror të Ohio-s. Sipas Wada, disa produkte si enët e gatimit që nuk ngjisin ose enë plastike ushqimore mund të rezultojnë në ekspozim ndaj kimikateve të caktuara kur ato kalojnë afatin e përdorimit. Këto kimikate shpesh kanë efekte në shëndetin e hormoneve dhe sistemit imunitar dhe disa artikuj mund të shoqërohen gjithashtu me një rrezik në rritje të disa llojeve të kancerit.

Këtu janë disa artikujë që ekspertët rekomandojnë t’i zëvendësoni rregullisht, së bashku me këshilla se si të dalloni kur është koha e duhur të t’i thënë lamtumirë.

Jastëkët 

Jastëkët, duke përfshirë ato dekorativë në shtretër dhe divane, me kalimin e kohës mbledhin qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret, të cilat mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë shenjat e alergjisë  gjatë gjithë vitit.

Dermatologët rekomandojnë ndërrimin e jastëkëve çdo 1 deri në 2 vjet, por ka disa gjëra që mund të bëni për t’i mbajtur jastëkët tuaj të pastër dhe higjienikë.

Për shembull, një mbulesë jastëku hipoalergjike mund t’i mbrojë jastëkët tuaj nga njollat, pluhuri dhe bakteret. Gjithashtu, rekomandohet vendosja e jastëkëve në tharëse me nxehtësi të lartë për 10 deri në 15 minuta çdo 1 deri në 2 muaj për të ndihmuar në dezinfektimin e baktereve dhe pluhurave.

Nëse jastëkët tuaj janë të mbushur me fibra sintetike poliester, dermatologët sugjerojnë t’i ndërroni ato çdo vit.

Dyshekët

Different Types of Mattresses, Explained - Woodenstreet

Ashtu si jastëkët, dyshekët mbledhin lëkurën e vdekur, bakteret, marimangat e pluhurit dhe kërpudhat. Këto mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme ose vuani nga alergjitë e lëkurës ose astma.

Qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret në dyshekun tuaj tërheqin bakteret dhe insektet e vogla që lënë jashtëqitje në dyshekun tuaj që mund të shkaktojnë dermatit kontakti, acarim të lëkurës ose përkeqësojnë gjendjen ekzistuese të astmës

Nëse rregullisht e pastroni dyshekun tuaj me fshesë me korrent dhe përdorni një mbrojtës hipoallergjik të dyshekut që bllokon marimangat e pluhurit dhe qelizat e vdekura të lëkurës, dermatologë thonë se ka të ngjarë të shpëtoni duke e zëvendësuar atë çdo 7 vjet. Nëse jo, rekomandohet ta ndërroni dyshekun çdo 5 vjet – përveç nëse jeni duke përjetuar acarim, në këtë rast duhet ta ndërroni dyshekun menjëherë.

Përveç pastrimit të dyshekut, përdorimi i mbulesave mbrojtëse, larja e çarçafëve çdo javë, heqja e sendeve të tepërta në shtrat (si jastëkët dekorativë, mbajtja e kafshëve larg dhomës së gjumit) ndihmojnë në mbajtjen larg molave të dyshekëve.

Sfungjerët e dushit

Long Handle Natural Loofah Bath Back Brush Scrub Sponge Loofah Shower Back Bath Shower Body Scrub Bath Back Brush Hot(Random Color) Long Handle Bath Sponge Shower Brush, Soft Nylon Mesh Back Cleaner

Sipas dermatologëve, sfungjerët e banjës përmbajnë baktere, myk dhe veçanërisht kur ruhen në ambient të lagësht. Përdorimi i një sfungjeri të ndotur mund të jetë një “shkak për alergji, astmë, infeksione të lëkurës ose puçrra fytyre me kalimin e kohës”. Përveç kësaj, nëse jeni duke bërë dush me plagë të hapura, një sfungjer i ndotur mund të çojë në një infeksion pasi bakteret hyjnë në lëkurë.

Nëse duhet të përdorni një sfungjer dushi, dermatologët sugjerojnë të merrni një të ri çdo 2 deri në 4 javë.

Enë kuzhine që nuk ngjisin

How to Stop Food From Sticking to the Pan

Tavat që nuk ngjisin nuk zgjasin përgjithmonë. Nëse vëreni se veshja është copëtuar atëherë do të thotë se është koha për të hedhur tiganin dhe për ta zëvendësuar atë.

Shumë prej veshjeve të gjetura në tiganët jongjitës përmbajnë PFAS, “të njohura si kimikate, të cilat shkaktojnë shumë probleme shëndetësore”.  Nëse veshja është e copëtuar, kemi më shumë gjasa t’i gëlltisim këto kimikate.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), PFAS mund të shkaktojë dëme në mëlçi dhe sistemin imunitar.

Sa shpesh duhet t’i zëvendësoni tiganët që nuk ngjiten, varet nga sa shpesh i përdorni. Nëse veshja është copëtuar, duhet t’i zëvendësoni menjëherë.

Sfungjerë enësh

How often you should change your kitchen sponge - Reviewed

Sfungjerët e enëve, mund të strehojnë baktere dhe përmbajnë myk.

Një studim i vitit 2017 zbuloi se 362 lloje të ndryshme bakteresh jetojnë në sfungjerët e përdorur në kuzhinë. Dendësia e baktereve arrinte deri në 45 miliardë për centimetër katror. Nëse në sfungjerin tuaj të enëve ka njolla,  mund të përmbajë sasi të larta të baktereve sa një tualet.

Rekomandohet zëvendësimi i sfungjerëve të kuzhinës çdo dy javë, por mund të jetë më herët nëse vëreni ndonjë shenjë të dukshme të mykut. Nëse sfungjeri ka erë të rëndë, kjo është një shenjë tjetër për ta hedhur atë. Gjithashtu,  sugjerohet dezinfektimi i sfungjerëve të enëve çdo ditë, nëse është e mundur.

Objekte me përmbajtje plastike

STOP! And read this before storing food in plastic containers | The Times of India

Me kalimin e kohës, kontejnerët e ruajtjes së ushqimeve me përmbajtje plastike mund të gërvishten, dëmtohen ose njollosen. Në disa raste, ky lloj konsumimi mund të lejojë përhapjen e baktereve, duke paraqitur një rrezik për sigurinë ushqimore.

Normalisht, kontejnerët plastikë të ushqimit duhet të ndërrohen çdo gjashtë muaj deri në një vit, por nëse ato janë të gërvishtura ose të dëmtuara, duhet t’i zëvendësoni menjëherë. Në vend të përdorimit të kontejnerëve plastikë, ajo sugjeron përdorimin e qelqit kur është e mundur.

Burimi: Health.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re