Disa hulumtime kanë treguar se gjumi i pasdites është i mirë për shëndetin e organizmit.
Dyzet minuta gjumë në orët e pasdites mjaftojnë për të shijuar përparësitë.
Këto janë përparësitë që sjell gjumi i pasdites:
Rritet koncentrimin
Një studim tregon që 40 minuta gjumë në orët e pasdites mjafton për të rritur përqendrimin dhe fokusin për 100%. Të tjera hulumtime kanë treguar se 20 minuta gjumë janë më të mirë se 200 miligramë kofeinë.
Përmirëson memorien
Një nga përparësitë më të rëndësishme të gjumit është përmirësimi i kujtesës dhe funksioni kognitiv. Kjo do të thotë që ju do të mund të mendoni dhe kujtoni shumë më mirë.
Përmirëson kreativitetin
Gjumi pasdite përmirëson kreativitetin e të menduarit, që është thelbësore në zgjidhjen e problemeve. Shkencëtarët kanë konkluduar se mjaftojnë 20 minuta gjumë për të ardhur deri te zgjidhja kreative e disa problemeve./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re