Konsumoni sa më shumë ujë. Qëndroni të hidratuar në mënyrë që të mos keni probleme me aparatin tretës. Kosi gjithashtu ndihmon në tretje. Probiotikët e këtij ushqimi do të rivendosin balancën në mikroflorën e stomakut duke rregulluar pH dhe shtuar numrin e baktereve të mira.

Perimet e frutat jeshile janë të pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e aparatit tretës dhe përmirësojnë funksionet e këtij të fundit. Fibrat stimulojnë kontraksionet e zorrëve duke ndihmuar që organizmi të nxjerrë jashtë mbetjet.

Xheli i aloe verës apo lëngu do t’ju ndihmojë gjithashtu me këtë problem. Studimet kanë treguar se aloe përmban 75 vitamina, enzima e minerale që veprojnë në organizmin tonë.

Farat e lirit janë një nga burimet më të mira të fibrave, ndaj sigurohuni që këto të fundit t’i shtonit në smoothie, sallatë apo kosin tuaj. Vaji i ullirit do të lehtësojë konstipacionin, pasi do të veprojë si një lubrifikues natyralë për mukozën e zorrës së trashë. Mund të konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë e të ndjeni që sistemi tretës do të vihet në lëvizje.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re