Ekzistojnë shumë simptoma fizike që ju ndihmojnë të identifikoni stresin, sipas ekspertëve për ushqim.
Charlote Watts, autore e librit “The De-Stress Effect”, pohon se një trup i stresuar absorbon më shpejt nutrientë, që do të thotë se me kohë bëheni më pak efikas dhe të lodhur.
Stresi shpesh ndërlidhet me mungesën e vitaminave dhe mineraleve.
“Zgjidhjet tjera në ushqim mund të ndihmojnë përmes nutrientëve, por po ashtu edhe reduktimi i sheqerit dhe stresit nënkupton se nutrientët qëndrojnë dhe ne ruajmë rezervat për atë herë kur na janë të nevojshme’, thotë ajo.
Sipas saj, çdo simptomë te pacientët me stres është pothuajse i njëjtë dhe kjo kryesisht si pasojë e mungesës së vitaminave:
Buzët e pëlcitura (Vitamina B), prishja e dhëmbëve (vitamina B5), pikat e bardha në thonj (zinku), kapsllëku dhe diarreja (magnezi), gjakderdhja në mishrat e dhëmbëve (vitamina C), njollat në këmbë (vitamina E), infeksionet e fytit dhe mushkërive (vitamina A).
Përveç kësaj, rezultatet e studimit tregojnë se femrat që kanë pasur përvojë me stres nga ngjarjet traumatike të jetës janë në rrezik më të lartë nga shtimi i peshës më vonë në jetë.
Ana e vetme e ndritshme e stresit është shtimi i dozës së kortizolit, i ashtuquajturi hormon i stresit, që mbron qelizat nga plakja dhe redukton rrezikun nda sëmundjet degjeneruese siç është Alzheimer./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re