Përveç koronavirusit, viruset e ftohjes dhe gripit janë gjithashtu sërish në sezonin e lartë. Me këto ushqime për një sistem të fortë imunitar mund të mbroheni .

Ftohja nuk është e pazakontë në muajt e ftohtë – por është gjithmonë e bezdisshme. Prandaj, ne kemi mbledhur ushqimet për ju që mund t’ju ndihmojnë të mbroni veten nga ftohja apo edhe gripi. Edhe pse ftohja dhe gripi janë sëmundje të ndryshme, simptomat janë shumë të ngjashme. Kjo është arsyeja pse shumë ilaçe shtëpiake ndihmojnë në të dyja rastet.

Mbrojtje natyrale kundër ftohjes: Limoni

Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C (25 mg për 100 ml), limoni është një mënyrë efektive për të forcuar sistemin tonë imunitar – dhe për të parandaluar një ftohje ose grip. Por kini kujdes: një limon i nxehtë është më pak efektiv se lëngu i freskët i limonit.

Vitamina C është e ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe gjithashtu e tretshme në ujë. Limoni i freskët në ujë të vakët si uji me limon është më i mirë në parandalimin e ftohjes dhe gripit sesa nëse e pini të nxehtë në form caji.

Xhinxher për të parandaluar ftohjet

Shija mund të jetë pak pikante, por përbërësit janë të pakrahasueshëm: xhinxheri përmban shumë vitaminë C, vajra esencialë të shëndetshëm dhe shumë përbërës të tjerë aktivë të shëndetshëm. Rrënja pengon riprodhimin e viruseve, stimulon qarkullimin e gjakut dhe për këtë arsye mund të na mbrojë nga ftohja dhe gripi.

Mbrojtja nga ftohjet: Qepa

Për shekuj e kemi përdorur atë si një ilaç natyral në shtëpi për pickimin e insekteve, dhimbjet e fytit dhe dhimbjet e veshit. Ka efekte anti-inflamatore, mikrobike, antibakteriale dhe qetësuese. Meqë ra fjala, përfitoni më shumë nga përbërësit e shëndetshëm të qepës nëse e konsumoni të papërpunuar.

Nëse tashmë jeni kapur nga gripi ose një ftohje, shurupi i bërë vetë për kollën i bërë nga qepa dhe mjalti do t’ju ndihmojë.

Hani hudhër

Siç dihet, hudhra mund të bëhet disi e pakëndshme nëse konsumohet me tepricë – rezultati është era e keqe e gojës. Kushdo që dëshiron të shmangë një ftohje ose grip sigurisht që do ta pranojë këtë me kënaqësi: hudhra përmban shumë vitaminë C, ka një efekt antibakterial dhe, ndër të tjera, kundër viruseve dhe mykut. Pra: përdorni shumë hudhër të freskët kur gatuani ose – varianti më i pazakontë – përgatiteni hudhrën si çaj.

 

Cilat fruta dhe perime janë të mira për ftohjet?

Frutat dhe perimet forcojnë sistemin tuaj imunitar. Antioksidantët që përmban mbrojnë qelizat tona nga radikalet e lira të dëmshme. Antioksidantët përfshijnë vitaminat, mineralet dhe substancat dytësore bimore që ne i konsumojmë përmes ushqimit. Mollët dhe patatet që janë në sezon janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, siç janë boronica dhe domatet në verë.

Në vjeshtë ka shumë lloje kungulli, ndërsa në muajt e dimrit ka rrënjë dhe zhardhokë të ngrënshëm.

Speci djegës mbron nga ftohja

Ushqimi pikant është i shëndetshëm. Për të parandaluar ftohjet dhe gripin, speci djegës është veçanërisht i dobishëm: specat djegës dhe specat e ëmbël përmbajnë kapsaicinë, e cila ka një efekt antibakterial dhe anti-inflamator.

Ujë

Pirja e mjaftueshme e ujit gjithashtu forcon sistemin tuaj imunitar. Është më mirë të përdorni ujë ose çaj – ato ndihmojnë trupin tonë të eliminojë toksinat patogjene. Rekomandohen rreth dy litra lëngje në ditë.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://utopia.de/ratgeber/lebensmittel-schuetzen-erkaeltung-grippe/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re