Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës. Vitamina C është një nga dhuratat e shumta të natyrës, që na ndihmon të kemi shëndet më të mirë.
Kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji, transmeton syri.net. Fatmirësisht, mund ta gjejmë pothuajse në çdo produkt ushqimor, veçanërisht në fruta dhe perime, ndaj duke i konsumuar ato e kemi më të lehtë të marrim sasinë e duhur për mirëqenien tonë.
DHJETËSHJA MË E PASUR ME VITAMINË C
Frutat dhe perimet e freskëta, bashkë me zhardhokët e në veçanti patatet e reja, janë ndër ushqimet më të pasura me acid askorbik. Ky është klasifikimi i ushqimeve më të pasura me vitaminë C, ku vlerat janë përllogaritur për 100 g produkt të ngrënshëm, të freskët dhe mbi të gjitha të gjallë.
– Ribes 200 mg– Speca të kuq dhe të verdhë 166 mg– Speca jeshil 127 mg– Brokoli 110 mg– Rukola 110 mg– Kivi 85 mg– Lakra Brukseli 81 mg– Luleshtrydhe dhe mandarina 54 mg– Spinaq 54 mg– Portokaj dhe limona 50 mg.Mirela Andoni//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re