Megjithëse fusha e mjekësisë vazhdon të përparojë dhe të degëzohet në shumë mënyra, nutricionistët dhe ekspertët e shëndetit vazhdojnë të lartësojnë përfitimet e disa ushqimeve. Në fakt, të ushqyerit shëndetshëm zvogëlon rrezikun e obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe madje edhe disa llojeve të kancerit.

Megjithatë, të kuptuarit se cilat ushqime duhet të hani për përfitime specifike ndonjëherë mund të jetë e vështirë.

Më poshtë është një listë e ushqimeve së bashku me informacionin në lidhje me përfitimet e tyre të mundshme shëndetësore.

Bajamet

Bajamet janë një burim i pasur i vitaminës E, bakrit, magnezit, proteinave me cilësi të mirë dhe acideve yndyrore të shëndetshme. Studimet kanë zbuluar se bajamet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe të ndihmojnë në zgjatjen e jetës.

Mollët

Mollët nganjëherë quhen “centralet ushqyese” për shkak të profilit të tyre mbresëlënës ushqyes. Mollët përmbajnë rreth 14 për qind të nevojave tona ditore për Vitaminë C (një antioksidant i fuqishëm natyror), vitamina të kompleksit B, fibra dietike, fitonutrientë (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira) dhe minerale të tilla si kalciumi dhe kaliumi.

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e mollëve mund të ndihmojë në parandalimin e demencës dhe zvogëlimin e rrezikut të goditjes në tru dhe diabetit.

Rukola

Së bashku me zarzavatet e tjera me gjethe, rukola përmban nivele shumë të larta nitratesh (më shumë se 250 miligramë për 100 gram). Nitratet ulin presionin e gjakut, zvogëlojnw sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes dhe përmirësojnw performancën stwrvitore.

Përfitimet e mundshme shëndetësore të rukolës përfshijnë uljen e rrezikut të kancerit, parandalimin e osteoporozës dhe përmirësimin e oksigjenimit të muskujve gjatë stërvitjes.

Asparagu

Asparagu është shumë i pasur me fibra dietike dhe përmban nivele të larta të vitaminës B6, kalciumit, zinkut dhe magnezit. Përfitimet e mundshme shëndetësore të asparagut përfshijnë: reduktimin e rrezikut të diabetit, parandalimin e gurëve në veshka dhe uljen e rrezikut të defekteve të tubit nervor tek foshnjat. Asparagu është gjithashtu një diuretik natyral, i cili mund të ndihmojë në balancimin e lëngjeve në trup dhe të ndikojë në presionin e gjakut dhe edemën.

Bananet

Bananet janë natyrisht pa yndyrë, kolesterol dhe natrium dhe janë shumë të pasura me kalium.

Përfitimet e mundshme shëndetësore të bananeve përfshijnë: uljen e presionit të gjakut, reduktimin e rrezikut të zhvillimit të leuçemisë në fëmijëri dhe mbështetjen e shëndetit të zemrës.

Borziloku

Borziloku është i pasur me vitaminë A, vitaminë K, vitaminë C, magnez, hekur, kalium dhe kalcium.

Studimet kanë zbuluar se borziloku mund të zvogëlojë inflamacionin dhe ënjtjen, të parandalojë efektet e dëmshme të plakjes dhe mund të jetë i dobishëm në trajtimin e artritit dhe sëmundjeve inflamatore të zorrëve.

Panxhari

Panxhari ka fituar popullaritet si një superushqim për shkak të studimeve të fundit që pretendojnë se panxhari dhe lëngu i panxharit mund të ulin presionin e gjakut.

Kjo është pjesërisht për shkak të përmbajtjes së lartë të nitrateve, të cilat rrisin oksidin nitrik në trup dhe luajnë një rol thelbësor në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Panxhari është një burim i pasur i folatit dhe manganit, dhe gjithashtu përmban tiaminë, riboflavinë, vitaminë B-6, acid pantotenik, kolinë, betainë, magnez, fosfor, kalium, zink, bakër dhe selen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re