Jeni kënaqur me shumë darka, festa, duke shijuar pije dhe ëmbëlsira… Por tani është koha për pastrim të trupit! Ajo që iu sugjerojmë nuk është uji dhe limoni për ditët në vijim. Mund të fusni disa ushqime në dietën tuaj, që mund të ndihmojnë të pastroni trupin nga toksinat e dëmshme dhe të largoni “helmet” nga mëlçia, zorrët dhe veshkat. Më poshtë po iu sjellim tetë ushqime, që ndihmojnë të detoksifikoni trupin. Nëse pini duhan apo pini ilaçe, atëherë këto ushqime do t’iu ndihmojnë të largoni kimikatet e tepërta.
Avokado
Kur është fjala për yndyra të mira, ajo që shpesh sjellim ndër mend janë avokadot. Ky frut ka vërtet fuqi spastruese. Vetëm një avokado përmban vlera ushqyese të mjaftueshme për të ndihmuar në uljen e kolesterolit, për të zgjeruar enët e gjakut, që gjaku të rrjedhë lirshëm dhe për të ndaluar karcenogjenet që përmes arterieve të hyjnë në trup, falë një lënde ushqyese të quajtur glutathinë!
Lakra
Perimet halore, me gjethe, si lakra dhe lakra jeshile, janë antioksidantë të fuqishëm. Të dyja këto perime përmbajnë lëndë ushqyese, përbërësit e të cilave ndihmojnë mëlçinë të shprishë helmet e tepërta, të ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe në zhdukjen e toksinave të dëmshme.
Hudhra
Hudhra mund të parandalojë një sulm në zemër, por gjithashtu ka dhe të tjera veti. Nëse gripi po ju sillet vërdallë, atëherë mund të hani hudhër në gjendje natyrale apo të gatuar, për të pastruar trupin nga bakteret, viruset dhe parazitë të zorrëve. Hudhra punon mrekullisht, duke ndaluar dhe prodhimin e mukusit të tepërt nga trakti respirator, mushkëritë dhe sinuset.
Boronicat e kuqe
Të njohura për vetitë e tyre të fuqishme antioksidante, nuk kanë thjesht shumë vitamina të shijshme e të athëta. Hani një grusht boronicash të freskëta apo të thata, për të pastruar traktin tuaj urinar nga viruse të ndryshme (do të përshpejtoni shërimin nëse keni një infeksion të traktit urinar ose UTI).
Panxhari
Panxhari, veçanërisht në këtë kohë të vitit, kur perimet me rrënjë janë të ëmbla dhe plot shije. E pra, dimri është koha për t’i prerë, për t’i copëtuar ose vënë turshi disa nga këto gjëra shijshme, si panxhari apo rrepat, të cilat pastrojnë gjakun, ndërsa mund t’i përdorim në çomlek, supa, sallata e kështu me radhë.
Grejpfruti
I verdhë ose i kuq, mjafton ta konsumoni! I pasur me fibra pektin, grejpfruti, jo vetëm që ndihmon ta filloni ditën në mënyrën e duhur, por duke ngrënë grejpfrut do të pastroni gjakun (duke e lidhur me kolesterolin), zorrët dhe mëlçinë, duke eliminuar nga trupi metale të dëmshme të rënda dhe viruset e këqija. Grejpfruti është një pastrues i shkëlqyeshëm i zorrëve dhe i mëlçisë.
Boronicat blu
Përveç boronicave të kuqe, edhe ato blu janë një ushqim me po aq vlera. Boronicat blu kanë përfitime anti-inflamatore, anti-virale dhe anti-bakteriale, duke ndihmuar në parandalimin e infeksioneve të këqija bakteriale dhe virale dhe të inflamacioneve të dëmshme (kryesisht në traktet urinare dhe të zorrëve).
Limonat
Një gotë me ujë të vakët me limon të freskët është një fillim i përsosur për ditën tuaj. Pse? Limoni është një detoksifikant i fuqishëm i mëlçisë dhe një copë e vogël limoni iu jep një dozë të shëndetshme glutathine në mëngjes. /shal/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re