Ish-kryeministri, Sali Berisha ka nxjerrë video nga disa qendra votimi në Elbasan, që sipas tij, faktojnë atë që e quan një “batërdi elektorale” në këtë qark.

Në pamjet e publikuara, Berisha shprehet se operatorët votojnë për qytetarët, ndërsa ka edhe votime familjare masive në disa qendra të tjera.

“Ramën dhe kriminelët e tij elektoral nuk i ndalon asgjë, për të votuar mandate që nuk i takojnë. Këto zgjidhje nuk janë njohur dhe nuk do njihen kurrë. Shqiptarët në protestë do të vendosin të drejtën e tyre për të votuar të lirë”, thekson Berisha.

Sali Berisha: Kam dokumente e video që faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektoral të operatorëve socialistë, kontrollin e plotë të tyre mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarëve, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore.

Atë çfarë tregojnë kamerat në Elbasan, është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve. Ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumente të një rëndësie jetike për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, malipulon voton tonë dhe shkel çdo ligj për të grabitur mandatet.

Punonjëse e OSSH në Elbasan shoqëron në qendrën e votimit qytetarë dhe voton për të në qendrën e votimit nr. 2312.

Në pamje të tjera, në komunë Papër, 3 qytetarëve brenda pak minutash votojnë nga 2 herë në këtë qendër.

Në komunën Labinot Mal, ka votim masiv familjar në qendërn e votimit 2425.

Në video shfaqen 2 ose më shumë anëtarë të së njëjtës familje që votojnë njëkohësisht me anë të sistemit elektronik.

Një person që nuk e njeh askush se çfarë është i dikton voton qytetarit. Operatori i socialistes.

Kriminelja elektorale fotografon votën, për të treguar që e ka bërë mirë detyrën, operatorja e PEVN.

Edhe këtu në Elbasan, operatori i dikton voton qytetares në qendrën e votimit 2478.

Këto ishin disa nga videot përfaqësuese mbi 70% të qendrave të votimit të kontrolluara. Në jo pak raste kamerat janë vendosur në atë mënyrë që përjashtohet kontrolli. Janë vendosur kamera që filmojnë në gjunjë e poshtë votuesit.

Elbasani është farsa më e shëmtuar elektorale pavarësisht nga votimi digjital që u vendos aty me qëllimin më të mirë, për të shënuar një hap cilësor. Por Ramën dhe kriminelët e tij elektoral nuk i ndalon asgjë, për të votuar mandate që nuk i takojnë.

Këto zgjidhje nuk janë njohur dhe nuk do njihen kurrë. Shqiptarët në protestë do të vendosin të drejtën e tyre për të votuar të lirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re