Fermerët e Devollit kanë protestuar sot në lidhje me rritjen e çmimit të naftës dhe të plehrave kimike, që ndikon në punën e tyre.

Para mikrofonit ata nuk ngurrojnë të shprehin zemërimin ndërsa njëri prej banorëve që ka ardhur nga SHBA ka thënë se fshatrat po mbeten bosh ndërsa në Devoll nuk ka më dasma por vetëm vdekje dhe emigrim.

Sipas tij djemtë po mbeten pa martuar dhe kjo është një karastrofë për kombin.

“Po mbeten fshatrat bosh, nuk kanë cfarë hanë. Djem të pamartuar është katastrofë për kombin. Devolli ka 2 mijë djem. S’ka dasma por vetëm vdekje dhe emigrim. Këtu është çmenduri dhe unë vij për hirë të këtyre. Këtu çmendet i çmenduri. Qeveritarët s’kanë as turp, asgje. Nuk kuptoj ca bëhet në vendin tim”– u shpreh një banor i Devollit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re